?Bomba? të reja publikohen në YouTube. Në kanalin e ashtuquajtur ?Gënjeshtrat e Zaevit? protagonist është lideri socialdemokrat Zoran Zaev. Një zë i panjohur i ofendon shqiptarët duke i thënë Zaevit se ata po ia shkruajnë faturën. ?Nuk vlejnë as për pesë para?, kundërpërgjigjet lideri I LSDM-së. ?Partitë shqiptare nuk kanë mall pas vetes që të shkruajnë fatura dhe ata luftojnë vetëm për para?, dëgjohet Zaevi në këtë bisedë të përgjuar.

Përmes Facebook-ut, Zaevi ka sqaruar se nuk ka shqiptuar fjalë ofenduese për shqiptarët, por këtë, sipas tij e ka bërë bashkëbiseduesi në bisedën e inçizuar. Por lideri socialdemokrat nuk është mjaftuar me kaq. Në postim ka adresuar kritika ndaj BDI-së.

?BDI nuk vlen pesë pare në tregun e votave. Ky është qëndrimi im sot, ishte qëndrimi im edhe atëherë, në kohën kur u inçizua biseda e publikuar sot. Kishin 20 deputetë, u përgjysmuan në 10, në këto zgjedhje do të kenë edhe më pak. Sidoqoftë, përkundër faktit që BDI nuk vlen as për pesë pare, më 27 Prill 2017, unë mbrojta jetën e Talat Xhaferit me jetën time.

Integristët e Ali Ahmetit nuk i kanë komentuar këto qëndrime të kryesocialdemokratit maqedonas Zoran Zaev. Zyrtarë të BDI-së kanë thënë se përgjigjen Zaevi do ta marrë nga lideri Ali Ahmeti gjatë tubimit të sotëm parazgjedhor në Tetovë.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/